Denoncimi i qytetarit nga Kosova: Si më grabiti policia në “Rrugën e Kombit”

6
Kliko per me shume info

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e një qytetari nga Kosova, i cili pretendon se është grabitur nga policia shqiptare.

Qytetari i shkruan Berishës se policët shqiptar e ndaluan në “Rrugën e Kombit” dhe tentuan t’i vendosin gjobë për tejkalim shpejtësie.

Kliko per me shume info

Fillimisht ai thotë se polici i kërkoi 150 euro dhe më pas pazari u ul në 50 dhe deri në 10 euro.

DENONCIMI

“Pershendetje z.Berisha! Meqenese nuk pata mundesi tjeter te shpreh mllefin ndaj policise rrugore shqiptare, po ju shkruaj juve te denoncoj vjedhjen apo plackitjen qe beri dje njeri nga policet rrugor ndaj familjes sone.

Makina jone me tabela KS u ndal nga policia Te rrethi ku ndahet rruga Tirane – Shkoder- Kosove, beri sikur foli ne radiomarres me patrollen tjeter dhe na komunikoi qe ne kishim tejkaluar dyfish shpejtesine dhe duhej te na vinte gjobe 140 euro dhe sekuestrim patente dhe tha qe patenten mund ta marrim vetem nga Ambasada….

Ne ishim shume te sigurte qe nuk kishim tejkaluar shpejtesine dhe kerkuam fakte me cfare e kishte matur shpejtesine dhe kush e lajmeroi per shpejtesine tone perderisa neve nuk ishim ndalur nga ndonje patrolle tjeter.

Polici per ta zgjidhur kete pune kerkoi 50 euro cash ne dore por si perfundim u pajtua edhe me 10 Euro…. Do te thote se pretendimi i policit per shpejtesi ishte i kote dhe gjithe ai presion qe na beri kishte vleren 10 euro! Njejte si ne pame edhe shume te tjere qe nxirrnin para nga xhepi per te qerasur policet e babezitur!!!!! Kjo eshte policia e shtetit shqiptar ne krye te detyrës.


Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

SHARE

1 COMMENT

  1. Ruaje Zot Shqiptarin nga ^policie e shtetit^
    Po cilit shtet e cila polici o Kosovari i Zii? Ky Kosovare zeza qe eshte i detyruar ti shkruaj zotit Berisha eshte me siguri ndonje i rri ne moshe ,prandaj edhe reagon ashtu si ka reagu.
    Ruju mor i mjere e mos te fusin ndonje gjethe kanabisi apo ndonje pluhur nga ato te Llazaratit ne veture,e te akuzojne per gjera qe as ne enderat me te keqia nuk i ke pare e ato 10 Eurot mos i permend se sa Eurot e sa markat e lira e leke kemi qene te detyruar ti ^q e r a s i m^ policine e ^dashur^ te shtetit as vete nuk e dij, perjetime te keqia te panumerta deri sa te te vij per te vjelle qe te maresh rrugen per Shqiperi.
    Fare e poshter ,per njeri tjetrin jemi ne Shqiptaret,te atille e kemi edhe policine edhe politikberesit po edhe popullin. Per mungese te vetedijes,dhe si pasoje e nivelit te ulet ,e shume te keq arsimore kemi ngekur aty ku kemi qene ,e jemi duke u kthy bythmbrapa ne kohen e kacakeve ,komitave e banditeve nga te cilet disa jane edhe me uniforma e i quajne POLICIA e SHTETIT:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here