“Policia ma zhvati djalin…”/ Emigranti mesazh Tahirit: Mi ktheni lekët

Një qytetar nga Kavaja, ka denoncuar policinë shqiptare me anë të një mesazhi drejtuar Tahirit. Veiz Tafa nga Luzi  Vogël ka denoncuar publikisht atë që ai e cilëson “zhvatje” nga policia Rrugore e Kavajës, dhe shkelje të ligjit.
Përmes një mesazhi të dërguar ish-kryeministrit Sali Berisha, i publikuar në “Facebook-un” e këtij të fundit, Veiz Tafa tregon eksperiencën e djalit të tij me policinë shqiptare.
Në mesazhin e atij që Berisha e etiketon si “emigranti dixhital”, thuhet se “Policia i ka kërkuar lekë djalit të Tafës, i cili për të shmangur një gropë në rrugë, është detyruar të dalë nga korsia tjetër”.
Përmes këtij mesazhi, Veiz Tafa i kërkon shpjegime ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, për sjelljen e Policisë së Shtetit në ditët e festave.

POSTIMI I EMIGRANTIT DIXHITAL TEK SALI BERISHA
Urime Saje qorrit dhe tregon se si i zhvasin djalin çunat e krimit! sb
“Mirmengjes zoti Sali Berisha gjigandi shqipris shpirti i popullit shqipter dua te themi nje ngjarje te shemtuar te polocis se sajmir faqeziut jam nga luzi vogel i kavajes dhe jetoj ne Itali ne Monopoli provinca Barit jetoj si familje ne Itali djali esht nisur per shqipri me 21 dhjetor diit merkure rruga corum luz policia i ka marr leket dhe djali mos me bo llafe ja ka dhan se ka qen me miq ngjarja ka qen qe ke rruga ka qen nje grop dhe djali per tju shmang gropes ka dal krahu tjeter ata e ken ndaluar dhe i kan marr dokumentat dhe djali ika than un dola anen tjeter se shife sa asht gropa ata i kan kerkuar lek djali i ka than mir un dua te paguaj gjob ata i kan than me jep 10000 lek un perpara kesaj ngjarje mendoja qe kush vret polici esht kriminel dhe te denohet me varje por tani mendoj te tjetren kush vret polici si ata qe i marin leket njerzeve rruges kot pa gabime i xhvasin rruges dhe marin lek pa ndeshkime me gjob atij qe gabon rregulloren se un jam me ligjin dhe vetem ligjin kam 23vite ne itali kurr e kurres policia Italiane me ka kerku lek dhe jo si banditet policet shqiptar kriminelet un kerkoj i deshir te shtrohet ne parlament dhe me dat 2Gusht do vij ne shqipri leket i dua mbrapsh ato lek ja jap naj fukaraj per thevap jam veiz tafa luzi vogel kavaj thuja Sajmir Tahirit edhe jepja andres dhe numrin e telefonit 0039 328 240 9557 Veiz Tafa Luzi vogel Kavaje”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

I riu nga Tirana niset nga Rinasi për në Milano, rrugës “i zhduken” 7700 Euro

Një 32-vjeçar shqiptar me iniciale E.M., banues në kryeqytet, ka bërë kallëzim ...