Policia italiane kap “skifterin” shqiptar, kishte vjedhur makina, ora dore e…

Një shqiptar është arrestuar nga Policia italiane, pasi u ndoq ndërsa drejtonte një Audi A4 të vjedhur që në nëntor.

Brenda makinës që drejtohej nga Flovjan Nika, 33 vjeç, u gjetën dhe sende me vlerë të grabitura. Shqiptari me banim në Novara kishte vjedhur makinën “Audi A4” dhe policia kishte rënë në gjurmët e tij pas verifikimit të targave.

Pas kësaj, ata e ndoqën në distancë shqiptarin deri sa parkoi në rrugën “Matteotti”.

Policia ndërhyri në momentin që u pikas në një bashkëpunëtorë i shqiptarit, i cili arriti të largohej duke përfituar nga errësira.

Në automjetin e grabitur, policia gjeti ora të ndryshme, bizhuteri, iPad si dhe sende të tjera si dhe mjete per te kryer grabitje.

Afër në të njëjtin parkim policia gjeti dhe një makinë tjetër të vjedhur në dhjetor në provincën e La Spezia-s.

Pak para arrestimit, shqiptari sapo kishte vjedhur një orë dore.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Pushtohet Fieri, ja çfarë po ndodh

Banorët e Fierit janë vendosur pranë bashkisë së qytetit, duke protestuar. Mësohet ...