Akuzë për vjedhje dhe tentativë vrasje, policia e Fierit ndalon 6 persona(Emrat)

Aktualitet

6 persona të shpallur në kërkim janë ndaluar nga policia e Fierit. Mësohet se 5 prej tyre akuzohen për “Vjedhje” dhe 1 për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, i dënuar me 10 vjet burgim. Nga kontrollet e ushtruar dje dhe sot, si rezultat i informacioneve të mara dhe punës së organizuar nga Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, u bë e mundur kapja e 6 personave të shpallur në kërkim.

Konkretisht u ndaluan shtetasit:

1-Keli(Ervin) Lumanaj, 34 vjeç, banues në Patos, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.

2-Brahim Agalliu, 61 vjeç, banues në fshatin Krapës, Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendimin e datës 14.04.2015, e ka denuar atë me 2 muaj dhe 25 ditë burg, për veprën penale të “Vjedhjes”parashikuar nga Neni 134/1 i Kodit Penal.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

3-Antonin Bregu, 27 vjeç, banues në fshatin Portëz, Fier, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me Vendimin e datës 29.06.2015, e ka dënuar me 10 vjet burgim për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga Neni 76-22 i Kodit Penal.

4-M.M, 15 vjeç, banues në lagjen 28 Nëntori, Ballsh.

5-D.V, 16 vjeç, banues në lagjen 28 Nëntori, Ballsh.

6-F.V, 16 vjeç, banues në lagjen 5 Shkurti,Ballsh.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi nga veprimet hetimore të kryera, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur lokalin e shtetasit D.Ç më datën 29.11.2016, lokalin e shtetasit Q.Xh më datën 15.01.2017, dhe lokalin e shtetasit A.J më datën 16.01.2017, kanë thyer xhamin e derës së kompanisë SIGAL më datë 15.01.2017 dhe kanë tentuar të vjedhin Ëestern Unionin më datën 16.01.2017 rreth orës 02:00 në qytetin e Ballshit.

ME TE LEXUARAT