Policia e Dibrës sekuestron 200 doza kanabis, në pranga dy të rinj(Emrat)

27
Kliko per me shume info

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Dibrës pasi janë kapur me 200 dozë lëndë narkotike kanabis sativa. Gjatë një operacioni, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër kanë marrë informacion në rrugë operative se në fshatin Bllatë, njësia Administrative Maqellarë, dy të rinj po përgatisnin lëndë narkotike për ta shitur në doza të vogla.

Menjëherë është organizuar puna, ku janë arrestuar në flagrancë shtetasit Elton Keshi, 20 vjeç, banues në Majtar-Dibër, i cili posedonte lëndën narkotike, si dhe Fatjet Kaca, 21 vjeç, banues në Peshkopi (i dënuar më parë për veprat penale “Plagosje” dhe “Vjedhje”), i cili do ta shpërndante lëndën narkotike në qytetin e Peshkopisë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 200 doza me peshë 200 gram lëndë e dyshuar cannabis sativa. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here