Polici që duam, Mondi…më i ndershmi në Shqipëri

97
Kliko per me shume info

Gjatë mbrëmjes së sotme, në emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur’, është shfaqur historia e Mondit, polic i qarkullimit rrugor në Tirane.

Ai punon në Policinë e Shtetit prej mëse 25 viteve dhe mund të thuhet që është polici më i ndershëm që ne kemi.

Kliko per me shume info

Gjatë emisionit, u shfaqën pamje të shtëpise ku Mondi jeton me familjen e tij, ku vërtetë kushtet ishin shumë të veshtira.

Për ta bërë të lumtur, emisioni, në bashkëpunim me sponsorë të tjerë, i dhuroi një hyrje të re Mondit. Mund të themi me plot gojë që vjen momenti kur ndershmëria shpërblehet.

Personazhi
Edmondi është polic që prej 25 vitesh dhe është një prej personave më humanë dhe më të dashur të komunitetit ku ai jeton. Edmondi është gjithmonë duke ndihmuar të tjerët, prandaj edhe të gjithë njerëzit në lagjen ku banon e njohin dhe e vlerësojnë pafund. Ai është një njeri i thjeshtë, por për shumë njerëz që ai ndihmon çdo ditë, qoftë edhe me gjeste shumë të vogla, është një hero. Hero i çdo dite.

Edmondi është gjithashtu edhe një baba shembullor i dy fëmijëve dhe pavarësisht kushteve të vështira në të cilat jeton ai përpiqet gjithmonë që t’i përkushtohet familjes dhe t’u dhuroje atyre një jetë të lehtë.

Edmondi ka mbaruar shkollen e policisë dhe që ditën që filloi këtë punë ai nuk ka thënë asnjëherë se është lodhur por vazhdon të punojë me të njëjtin pasion si në fillim.

Pavarësisht se sa shume i ndihmon njerëzit e tjerë, ndoshta është ai vetë që ka më shumë nevojë për ndihmë. Edmondi dhe familja e tij jetojnë në një shtëpi në kushte shumë të këqija, një shtëpi tepër e vogël për një familje prej 4 personash. Fëmijët e tij po rriten dhe kanë nevojë për më shumë hapësirë, por duke qënë se ai është i vetmi që punon, nuk ka mundësi që t’u plotësojë gjithmonë kërkesat që ata kanë.

“Dua të të bëj të lumtur” i solli edhe më shumë buzëqeshje Mondit me një shëpi të re, dhe kjo falë Policisë së Shtetit dhe në veçanti ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here