Emri/ S’pranonte ndarjen, kush është polici që përndiqte dhe dhunonte gruan

Aktualitet

Një polic i komisariatit të Delvinës u arrestua nga Sektori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Gjirokastër, mbrëmjen e djeshme.

Sipas policisë mësohet se arrestimi i tij u bë  mbi bazen e urdhrit te Prokurorit, për veprën penale të “Perndjekjes”, të parashikuar nga neni 121/a të Kodit Penal.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Efektivi i policisë eshte Klement Hamzaj 34 vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Delvinës.

Ndalimi është kryer në funksion të procedimit penal referuar nga SHÇBA-Gjirokastër, ne shtator 2016, për veprën penale të “Dhunës në familje” parashikuar nga neni 130 /a te Kodit Penal, pas kallëzimit të bërë nga bashkëshortja e tij.

Ndaj tij më parë, prokuroria kishte nisur hetimin, për këtë vepër, pas urdhërit të prokurorisë së Gjirokastrës.

Kjo e fundit kishte nisur procedimin penal pas kallëzimit që bashkëshortja e tij kishte depozituar në polici dhe më pas në SHÇBA, që në muajin shtator të vitit të kaluar, shkruan tvklan.

Në atë kohë Hamzaj dhe bashkëshortja e tij, kishin nisur procedurat e divorcit. Ndërkaq edhe gjatë kësaj kohe Hamzaj, kishte vijuar përndjekjen dhe dhunën verbale e fizike ndaj saj.

Për këtë shkak, prokuroria kishte nxjerrë edhe urdhrin e ndalimit për Hamzajn dhe më pas po ashtu është vendosur edhe masa e sigurisë në Gjykatën e Gjirokastrës.

ME TE LEXUARAT