Polici dëshmon se si e vrau ambasadorin grek

Polici Sergio Gomes Moreira Filho, i cili vrau ambasadorin grek Kyriakos Amiridis ka rrëfyer krimin. Pas pamjeve të publikuara nga CCTV, duket momenti kur ai së bashku me kushëririn e tij hyjnë në banesën e ambasadorit dhe më pas vendosin trupin e vdekur të ambasadorit në makinë.

Policia thotë se gruaja e ambasadorit, Francoise Amiridis, komplotoi vrasjen me të dashurin e saj 29 vjeçarin Sergio Gomes Moreira Filho.

Nga policia është ndaluar dhe kushëriri i tij, Eduado Melo, pasi është paguar 25 mijë dollarë për të vepruar si vëzhgues.

Kyriakos Amiridis ishte zhdukur që prej të hënës së kaluar. Ndërsa trupi i tij u gjet në një makinë të djegur në periferi të Rio de Janeiro pas tre ditësh.

Hetues Evaristo Magalhaes u tha gazetarëve se Françoise, 40-vjeçe dhe Moreira kishin planifikuar vrasjen ditë më parë.

Presidenti brazilian Michel Temer, në një letër drejtuar kryeministrit grek Aleksis Tsipras, i ka shprehur ngushëllimet familjes së ambasadorit, miqve dhe popullit grek.

Ambasada greke në Brazilia nuk pranoi të komentojë. Në Athinë, zëdhënësi i ministrisë së jashtme greke Stratos Efthymiou tha se qeveria po ashtu nuk kishte asnjë koment.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Protestuesit e dënuar në Rusi, SHBA-ja ka një kërkesë

Shtetet e Bashkuara dënuan arrestimin e qindra protestuesve në Rusi dhe thanë ...