Skafi me drogë në Itali, kapen edhe 500 kg kanabis te Plazhi i Dafinës në Vlorë

Aktualitet

Policia e shtetit deklaroi se në vijim të operacionit të përbashkët të zhvilluar me Policinë Italiane ku u sekuestrua një skaf me rreth 1.9 ton lëndë narkotike Canabis Sativa si dhe u arrestuan dy skafistë në bord, eshte kapur edhe nje ngarkese tjeter me droge ne Vlore.

"Rreth orës 13:30, Delta Forcë gjatë kontrollit të ushtruar pas Karaburunit, pranë vendit të quajtur "Plazhi i Dafinës", ka konstatuar dhe sekuestruar 17 pako të mëdha me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, rreth 500 kilogramë", beri me diej policia.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas saj, lënda narkotike është transportuar për në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë me mjetin lundrues të Delta Forcë, ku dhe do kryhet peshimi i saj.

"Po kryhen veprimet e mëtejshme nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Vlorë", kane pohuar burimet e policise.

Gomonja me 1.9 ton droge ne Itali, Deklarata e policise:

Finalizohet një tjetër operacion i përbashkët kundër narkotikëve mes Policisë së Shtetit dhe asaj Italiane, Guardia di Finanza (GdF) e Pulias. Goditet tentativa për trafik ndërkombëtar të narkotikëve.

Në orët e para të mëngjesit të datës 10 Janar, rreth 7 milje (11 km) në afërsi të Brindisit pas shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shtetit, GdF në Pulia ka ndaluar një skaf me 2 motorë të fuqishëm, me ngarkesë prej rreth 1.9 ton Cannabis Sattiva.

Autoritetet italiane arrestuan dy personat në bord, një shtetas italian dhe një shqiptar, konkretisht shtetasit:

D.P, 47 vjeç, Brindizi, Itali,

B.H, 25 vjeç, banues në Vlorë.

Ky opracion është pjesë e hetimeve të përbashkëta me policinë italiane Interforze dhe në veçanti me Guardia di Finanza në Durrës, Vlorë dhe ROAN GdF Bari, Pulia.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

ME TE LEXUARAT