Plagoset me armë pronari i një lokali nate, dyshohet për hakmarrje(Emri/Foto)

Aktualitet

Një 45-vjeçar është plagosur me armë zjarri në kryeqytet. Burime zyrtare bënë se bëhet fjalë për shtetasin Artur Aligjonin, pronari i lokalit të natës ‘Arena’ në Tiranë.

Plagosja e Artur Aligjonin, pronar i lokalit ‘Arena’ mëngjesin e sotëm dyshohet të jetë një mesazh, pasi para dy muajsh ai akuzohet se ka plagosur me thikë një djalë nga Kamza.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

Asokohe policia e shpalli në kërkim 45-vjeçarin për plagosjen e Halim Hysës, ndërsa në prokurori vepra penale u klasifikua plagosje e lehte dhe çështja u mbyll. Fill pas ngjarjes së sotme, në polici janë shoqëruar si të dyshuar Halim Hysa dhe i vëllai i tij.

Të dhënat tregojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 04:35, në rrugën ‘Ismail Qemali’, në zonën e ish-Bllokut. Po ashtu, burimet tregojnë se i plagosuri fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dyhsohet se hakmarrja mund të jetë pista ku po hetohet ngjarja.

Sakaq, policia ka nisur hetimet në lidhje me zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa dy persona janë shoqëruar në cilësinë e të dyshuarit.

SHERRI ME THIKA NË KRYEQYTET 3 MUAJ MË PARË

 

31-vjeçari Halim Hysa mbeti i plagosur pas një sherri me thika në 27 shtator të vitit të kaluar, ndërsa autor i ngjarjes dyshohet të jetë 45-vjeçari Artur Aligjonin. Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 të datën 27 shtator afër zonës së Bllokut në Tiranë. Burime nga policia asokohe bënë me dije për ‘BalkanWeb’, se Hysa ishte i shoqëruar me një të njohurin e tij në momentin që është qëlluar me thikë në brinjë nga 45-vjeçari.

ME TE LEXUARAT