Teksas, miksimi i pesticidit me ujë vret fëmijët

17
Kliko per me shume info

Katër fëmijë kanë gjetur vdekjen pasi dikush në shtëpinë e tyre spërkati ujë aty ku më përpara ishte përdorur pesticid, duke shkaktuar një reaksion që prodhoi gaz toksik, raportuan policët në Teksas.
Të paktën 5 persona të tjerë u shtruan në spital pas këtij incidenti. Më tej u sqarua se një pjesëtar i familjes kishte përdorur ujë në përpjekje për të hequr pesticidin, i cili ishte përdorur më përpara në ambient. Fillimisht, incidenti u mendua të ishte një helmim aksidental.
Fëmijët që gjetën vdekjen kishin një moshë mes 7 dhe 17 vjeç. Njëri prej tyre vdiq në skenën e incidentit, ndërsa të tjerët pasi u shtruan në spital.


Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here