Ja 5 personat më të rrezikshëm në kërkim nga policia shqiptare(Emrat/Foto)

Aktualitet

Në mesin e 709 personave të cilat janë në kërkim nga policia, 5 prej tyre cilësohen si më të rrezikshëm. Personat në fjalë kanë kryer vepra të ndryshme penale, duke filluar nga prodhimi e shitja e narkotikëve, vrasje, dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, e deri tek krime kundër njerëzimit.

Bëhet fjalë për:

Besnik Zykaj, i lindur me 28 prill 1963 në Vlorë është dënuar me burgim të përjetshëm për veprën krime kundër njerëzimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Altin Arapi, i lindur më 23 janar 1971 në Vlorë, është i dënuar me burgim të përjetshëm për veprën vrasje në rrethana cilësuese dhe vjedhje me armë në bashkëpunim.

Orik Shyti, i lindur më 04 tetor 1976 në Elbasan është i dënuar me burgim të përjetshëm me veprat akte terroriste, vrasje në rrethana cilësuese, vjedhje me pasojë vdekjen, vjedhje me armë, vjedhje me dhunë.

Ervin Dhimokrat, i lindur më 20 nëntor 1974 në Tiranë është i dënuar me burgim të përjetshëm me veprën vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen, transmeton arbresh.info.

Gentian Tako, i lindur më 19 shtator 1975 në Tiranë është dënuar me burgim të përjetshëm me veprën vrasje me dashje në lidhje me një krim tjetër.

Ndërsa, si i kërkuar me më së shumti vite burgim është Arlind Hyseni, i lindur më 16 qershor 1985. Ai është i dënuar me 25 vjet burgim për veprën vjedhje me pasojë vdekjen në bashkëpunim. Kurse, Bujar Morava, i lindur më 08 prill 1972 në Korçë, është i kërkuari me dënimin më të vogël. Ai është dënuar me 5 vite burgim për veprën marrëdhënie seksuale me dhunë.

Veprat penale të cilat janë më të shpeshta tek 709 të kërkuarit e Policisë së Shqipërisë janë prodhim e shitje narkotikësh, për vrasje dhe dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

ME TE LEXUARAT