Përplasen 8 makina në autostradën Tiranë-Durrës

Një aksident është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës ku janë përplasur me njëra-tjetrën 8 makina. Ngjarja mendohet se ka ndodhur në afërsi të mbikalimit të Shën Vlashit rreth orës 19:30 së ditës së sotme. Shkaku i aksidentit mësohet të jetë ngrica e shumtë në rrugë.
Burimet tregojnë se në afërsi të mbikalimit të Shën Vlashit është bllokuar një kanal, duke bërë që uji të vërshojë në autostradë, ku ngrin menjëherë si pasojë e temperaturave disa gradë nën zero.

Po ashtu edhe policia rrugore e Durrësit apeloi që në këtë segment të hidhet kripë, pasi ngricat dhe akulli po kthehen në burim aksidentesh, duke qënë edhe një nga segmented më të mbingarkuar me lëvizje.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Ja kush është politikani dhe biznesmeni shqiptar që pagoi izraelitin “e pajisjes përgjuese”

Tom Doshi është deputeti dhe biznesmeni që ka punësuar shtetasin izraelit që ...