Përplas 33-vjeçaren e cila udhëtonte në karrocë me kalë, arrestohet shoferi pa patentë (Emri)

Një 33-vjeçare nga Fieri ka përfunduar në spital pasi është përplasur nga një makinë. Gruaja e cila po udhëtonte në një karrocë me kalë është aksidentuar nga një 57-vjeçar nga Roskoveci, pa patentë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur sot në aksin Fier – Roskovec, në Marinëz, ndërsa policia e Fierit ka arrestuar 57-vjeçarin Kujtim Shytia, banues në Roskovec, pasi “duke drejtuar motomjetin “Niponia” me targa FR599C, i pa paisur me leje drejtimi, është përplasur me një karrocë. Si pasojë është dëmtuar shtetasja F.M, 33 vjeçe, banuese në fshatin Marinëz, e cila ishte duke udhëtuar me karrocë dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier në kujdesin e mjekëve.”

Policia njoftoi se dosja i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Aksident tragjik në Sarandë, mjeti del nga rruga, vdes shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:05, ...