78-vjeçarja braktiset nga 5 fëmijët, dhëndri apel: Jepini një strehë, djali: Unë nuk kam vend për të

Një e moshuar, 78-vjeçare nga Përmeti është braktisur nga fëmijët e saj, dhe mbahet nga dhëndri,Fluturim Dine . Ky i fundit, ka bërë një apel në emisionin ‘’Me zemër të hapur’’, që t’i japin një strehë se nuk e mban dot. 

Ai ka 9 muaj që e mban në shtëpi dhe mundësia ekonomike e detyron ta largojë nënën e bashkëshortes. Kjo e fundit ka bërë që të hyjë në konflikt me burrin pasi e ka shumë të vështirë të debojë nënën, atë që e solli në jetë dhe e rriti me shumë sakrifica.

Vjehrra tashme është kthyer në një mollë sherri në familjen Dine, edhe pse dhëndri kërkon ta sistemojë të moshuarën.

Tre djemtë e Salushe Çiçollarit e kanë braktisur nënën e tyre dhe madje as telefonin nuk i hapin. Fluturim Dine u ka kërkuar tre kunetërve të tij të tregohen më të përgjegjshëm dhe të gjejnë të gjithë së bashku një zgjidhje për 78-vjeçaren. Në një telefonatë të kërkuar nga emisioni, ka folur djali i madh i zonjës, i cili u justifikua se nuk ka vend për nënën e tij.

 

Molla e sherrit me bashkëshorten tuaj është bërë vjehrra pas gjithë këtyre viteve martesë?

I uroj shqiptaret për këtë vit të ri. Mos paçin rastin që unë po e përjetoj. Unë iu drejtohem kunetërve se ata e kanë një detyrë madhore. Pas atyre vijnë vajzat. Janë djemtë na familje për mendimin tim, pastaj janë vajzat.

Mund të më tregosh pak për jetën e vjehrrës suaj?

Para 8 vitesh e ka humbur bashkëshortin. Unë po bëj 17 vjet i martuar me vajzën e tyre. Kur ishte vjehrri gjallë, e kishte emrin Teki, ishin mirë. Kishte një rrogë që për në fshat ishte e mirë. Kishte punuar infermier dhe kishte qenë edhe emigrant në Gjermani. Ai jetonte me djalin e vogël. Djali i madh u largua nga fshati sepse u punësua në fabrikën e çimentos në Këlcyrë. pasi u sistemua atje i mori prindërit dhe i ka mbajtur të dy për 5-6 vjet. Këto 5-6 vjet ata ishin në gjendje të lëviznin dhe vinin ku tek djali ku tek çupa. Në 2008 vdiq vjehrri, Tekiu dhe ime vjehrrë prapë lëvizte tek fëmijët. Mirëpo nga pensioni që merrnin 400 mijë lekë, arriti me 73 mijë lekë. Filloi të largohej nga fëmijët. Nga Petriti. Petriti thoshte që të shkonte tek djali i dytë se kishte më shumë ekonomi.

Pra, sa kohë që kishte bashkëshortin gjallë nuk kishte probleme?

As edhe një problem. Mirëpo nusja e djalit nuk do që ta mbajë vjehrrën brenda se është bërë për vete me dhëndurë. Kurse djali i vogël që jeton në shtëpinë e prindërve nuk ka kushte. Duke u zënë me djalin e madh, duke u zënë me nusen e dytë, në mars erdhi u përplas me ne.

Nuk i them dot nuses mos mbaj mamanë se ajo mbajti 17 vjet të timen. Kur po bën 9 muaj ime vjehrrë tek ne, nuk i them dot. Mirëpo ekonomia s’më lë.

Unë marr nj invaliditet grupi i 2-të, 42 mijë lekë të vjetra me gjithë kompensimet. Si mund ta mbaj unë një pleqëri, kur gruan e kam pa punë, fëmijët në shkollë. Kjo më ka sjellë mua këtu, jo se dua të nxjerr vjehrrën nga shtëpia.

Shtëpia më pikon dhe atë e kam të dhuruar nga vëllai. Unë po vuaj vetë familjarisht, s’ka pse të vuajë dhe ajo. Ajo ka dy djemtë po sot jam detyruar dhe më vjen turp që kam dalë në këtë studio.

Si është gjendja e vajzës tjetër?

Vajza e dytë është me raport mjekësor psikolog madje edhe vajza e saj.

Si e keni njohur këtë familje?

Thotë një këngë, zgjodha njeriun dhe unë nga kjo u shtyva. Shkes kisha motrën. Nga gjendja shëndetësore që kisha jam martuar vonë. Unë jetoj në Patos por nusen e mora në fshat. I ndjeri Teki, e kisha për krenari të më thoshin dhëndri i filanit.

Ndërkohë, mbesa e të moshuarës, vajza e Petrit Cicillarit, Silvana shprehet se familja e saj e ka mbajtur gjyshin me gjyshen për 17 vite, por pas vdekjes së gjyshit, ajo ka shkuar tek halla, pasi ata nuk kanë mundësi ekonomikë ta mbajnë.

“I them burrit te hallës bravo për veprimin, pasi unë nuk mund të ndikoj tek babai, por unë e mbështes gjyshen. Pavarësisht se unë jam vetë për ndihmë. Ne e kemi mbajtur gjyshin edhe gjyshen për 17 vjet. Mbas vdekjes së gjyshit, gjyshja ka qëndruar tek ne. Unë e kam mbajtur me sakrifica, por tani nuk kam mundësi. Unë nuk kam mundësi ekonomike.’ – ka thënë Silvana Cicillari.

Ju e keni telefonuar gjyshen për vitin e ri?

Jo, sepse unë kam telefonuar burrin e hallës ai më ka thënë se gjyshja është në azil në Gjirokastër. Ai më ka gënjyer dhe unë jam e revoltuar, prandaj nuk kam uruar asnjë.

Ti ke kërkuar që gjithë fëmijët e gjyshes të kontribuonin me 30 mijë lekë?

Po, por asnjë nuk është përgjigjur. Nuk kam çfarë të bëj, pasi unë jam mbesa nuk jam as vajza e saj. Të gjithë kanë hequr dorë, thonë nuk është detyra jonë.

vijon…

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Fëmija po i vdiste nga kanceri, nëna rrezikoi duke i dhënë kanabis. E pabesueshme ajo që ndodhi më pas

Kanceri cdo vit po vret mijëra njerëz në të gjithë botën, pasi ...