Shkon në 33 numri i të vdekurve nga përleshjet në burg

Kliko per me shume info

Të paktën 33 të burgosur kanë mbetur të vrarë pas një përleshje të ndodhur në një burg në veri të Brazilit. Sekretari lokal i Drejtësisë Uziel Castro, për BBC tha se përgjegjës për vdekjet në burgun Penitenciaria Agricola de Monte Cristo, që ndodhet në shtetin e Roraima ishte një bandë narkotrafikantësh.

Ai tha se disa prej trupave u gjetën pa kokë. Megjithatë, Castro u shpreh se situata ishte nën kontroll. Ngjarja e rëndë vjen vetëm pak ditë pasi 56 të burgosur të tjerë vdiqën në një tjetër përleshje në shtetin fqinj.

Kliko per me shume info

Kryengritja e së dielës në Manaus, që zgjati 17 orë, ishte një prej më vdekjepruresve në Brazil. Zyrtarët thanë se policia ka arritur të kapë 40 nga 87 të dënuarit që u arratisën.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here