Përgjimet në burgje, Kaptelli: “Urdhrin për takimin me Xhelilin ma dha Zoto”

Aktualitet

Në komisionin hetimor për pajisjen e përgjimit Imsi Catcher ka dalë emri i ish-drejtorit të burgjeve, Artur Zoto. Nga dëshmia e ish-shefit të policisë në IEVP Peqin, Besnik Kaptelli, aktualisht shefi i policisë në IEVP Rrogozhinë, ka qenë Zoto që ka urdhëruar futjen e punonjësit të policisë Eltion Xhelili.

I pyetur nga deputeti Qefalia se kush e ka urdhëruar nga lart për t’u takuar me punonjësin e policisë, Kaptelli tha:

“Për të marrë kontakt me këtë, drejtori i Përgjithshëm i burgjeve”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ju sapo thatë tani që në makinën që drejtohej nga oficeri i policisë ky Xhelili është shoqëruar nga shërbimet tuaj, kush e ka shoqëruar?

Kaptelli: Nga shërbimet e shoqërisë është shoqëruar nga punonjësi i policisë që e ka detyrë. pasi ka marrë konfirmimin nga zyra. Nuk e mbaj mend, por ka qenë një punonjës policie i radhës. Ka qëndruar automjeti në oborr, pranë zyrës së shefit të policisë.

Noka: Mos i porosisni ju dëshmitarët se i kanë marrë porositë nga Ministri i Brendshëm.

Dogjani: Nëqoftëse e mbani mend a mund të më thoni në çfarë ore është futur automjeti brenda ambientit të burgut?

Kaptelli: Nuk e mbaj mend orën. Kam dhënë deklarimin. Nëqoftëse do më vini në dispozicion deklarimin unë e lexoj dhe njëherë.

Ndreu: Thatë se keni takuar një oficer të policisë. Ma sqaro dhe njëherë takimet tuaja me funksionarë të policisë së shtetit bëhen me urdhër nga lart apo takime në kuadër të sigurisë?

Kaptelli: Nuk bëhen, ka procedura standarde. DPB dhe MPB ika një marrëveshje bashkëpunimi dhe ne për çështje të ndryshme bashkëpunojmë me policinë e Shtetit.

Ndreu: Ti ke dijeni se në automjetin që ka hyrë ka pasur një pajisje përgjuese?

Absolutisht jo, asnjëherë nuk pasur dijeni.

Nuk kam marrë dhe nuk kam pasur dijeni që personi në fjalë ka pasur aparat përgjimi. Nuk kam pasur dijeni, thjesht e kam pritur nga informacionet që kanë ardhur.

Çuko: Zoti dëshmitar, e para do ju lutesha të tregonit të vërtetën. E dyta mos u intimidoni nga presionet e komisionit se nëse nuk tregon të vërtetën do të varesh në mes të Tiranës.

Noka: Zoti deputet mos kërcënoni dëshmitarin. Dëshmitari nuk mund të kërcënohet.

Çuko: E keni parë ndonjëherë me sytë tuaj pajisjen??

Absolutisht jo.

Çuko: Kur takuat këtë personin që sapo deklaruat a kishte ndonjë pajisje të tillë?

Unë ju bëj me dije se personat që kanë ardhur aty janë kontrolluar dhe nuk ka pasur gjë tjetër veç një bllok.

Gjatë takimit me këtë personin, sa qëndruat në zyrë, me minuta, me orë?

Jo më shumë se 10-15 minuta. Ka qenë thjesht një takim pune në shkëmbimin e informacioneve sensitive.

Personi kur erdhi ishte i shoqëruar me shofer apo vetëm?

Personi që ka ardhur në zyrën time ka qenë vetëm.

Pasi mbaroi takimin a iku me makinë?

Kaptelli: Po janë të regjistruara hyrje-daljet dhe ka ikur me makinë. Unë e kam përcjellë deri jashtë zyrës.

Alban Zeneli: Desha të di nga ju, në ç’mënyrë do ta ndihmonte ky punonjës policie sigurinë në burgun tuaj?

Shefi i policisë së institucionit ka detyrimin ligjor që të bashkëpunojë me agjencitë e tjera ligjzbatuese aq më tepër që ndodheshim në një situatë të atillë ku duhej bashkëpunimi.

Zeneli: Në çfarë forme do ta ndihmonte ky punonjës policie situatën?

Kaptelli: Nqs. ju kërkoni të gjithë axhendën time është e pamundur. Të përgatitem, të shikoj ditaret e mia të punës që kam pasur aktivitetet.

Qefalia: A mund të na thuash cili është personi që të ka urdhëruar nga lart për t’u takuar me punonjësin e policisë?

Kaptelli: Për të marrë kontakt me këtë, drejtori i Përgjithshëm i burgjeve.

A ka informacione që elementë kriminalë brenda këtij institucioni të hyjnë në kontakte me grupe jashtë?

Duke qenë se jam brenda një komisioni të nderuar parlamentar, ka informacione të ndryshme. E kam drejtuar IEVP Peqin prej kohësh dhe kemi pasur informacione nga më të ndryshmet.

A keni pasur raste që ju ka ardhur në ndihmë policia e shtetit? A keni plane të shkruara bashkëveprimi?

Në lidhje me pyetjen tuaj, ne kemi plane bashkëveprimi me Policinë e Shtetit dhe institucione të tjera, si emergjencat civile, prefektura. Dhe të gjitha kanë ardhur herë pas here dhe ne çdo gjë e kemi të përcaktuar.

Noka: Zoti dëshmitar me sinqeritet ju falënderoj shumë. Jeni nga dëshmitarët që keni kontribuuar më së shumti./balkanweb/

ME TE LEXUARAT