Përgjaket Stambolli, një terrorist vret 35 vetë në një klub nate

Bota

35 persona kanë mbetur të vdekur gjatë një sulmi terrorist të ndodhur në një një klub nate në lagjen Ortaköy në Beshiktash të Stambollit, raporton Anadolu Agency.

Autori, ende i paidentifikuar ka hapur zjarr me armë. Në raportimet paraprake, bëhet me dije se personi që hapi zjarr ka qenë i veshur si babagjysh i Vitit të Ri.

Prefekti i Stambollit Vasip Şahin, ka njoftuar se në sulmin e armatosur në një klub nate në rajonin Ortaköy 35 persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë janë plagosur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prefekti Şahin ka thënë gjithashtu se të plagosurit ndodhen nën kujdesin mjekësor në spitalet e qytetit.

ME TE LEXUARAT