Pepe merr një super-ofertë nga Kina

Skuadrat kineze nuk e kanë ndërmend të ndalen duke shpenzuar në yjet e futbollit evropian.

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, ka marrë një ofertë nga skuadra kineze Hebei Fortune dhe nëse e pranon atë do të përfitonte 15 milionë euro në vit.

Këtë lajm e konfirmon faqja e specializuar për transferimin e futbollistëve Calcio Mercato.

Për mbrojtësin portugez ka shprehur interesim edhe Manchester United që e do lojtarin në afatin kalimtar të verës edhe pse para pak ditësh trajneri i ‘Los Blancos’, Zinedine Zidane ka deklaruar që Pepe do të qëndrojë në Madrid.

Pepe është pjesë e Realit që nga viti 2007.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Përfundon sfida me Italinë, Shqipëria humb 0-2 në Palermo

Italia ka mundur Shqipërinë me rezultat 2-0. Kombëtarja shqiptare e nisi mjaft ...