PD: Skandal, të hetohet pasuria e Alfred Pezës

Aktualitet

Partia Demokratike në një deklaratë për mediat ka kërkuar nisjen e një hetimi pasuror për Alfred Pezën lidhur me llogarinë e tij bankare që kalon shifrën 1 miliardë lekë.

Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa tha se ky skandal tregon pellgun e madh të korrupsionit të kësaj maxhorance.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deklarata:

Në të vërtetë, skandali i pasurisë 1 miliardë e 100 milionë lekë të deputetit Alfred Pezës, tregon pellgun e madh të korrupsionit të kësaj maxhorance.

Miliardat e Pezës janë vetëm pjesa e dukshme e miliardave që kanë përfituar deputetë, ministra e njerëz të afërt me Edi Ramës qysh ditën e parë që erdhën në pushtet.

Kur Alfred Peza ka arritur në pak vite të shumëfishojë pasurinë e tij, përfytyroni sa miliarda ka bërë Ilir Beqaj, Damian Gjinknuri, Saimir Tahiri, Arben Ahmetaj, Erjon Veliaj, e më tej, Edi Rama vetë.

Peza nuk ka firmosur vetë tendera e koncesione dhe ka bërë 1 miliardë e 100 milionë.

Po Beqaj e koncesioneve, po Tahiri i mijëra parcelave me drogë, po Ahmetaj i çarterave, tatimeve e doganave, po Gjiknuri i energjisë e aferës CEZ, po Veliaj i pallateve e industrisë së mbetjeve.

Po Edi Rama, tek i cili dorëzohet haraçi më i madh?

Miliardi i Pezës meriton hetim të shpejtë e serioz, po përveç kësaj është dëshmia më e pastër se sa dhjetëra miliardë kanë vjedhur Edi Rama e të tijtë në këto 3 vite e gjysmë.

Ndërkohë që ata bëjnë miliardat, populli zhytet në varfërinë më të skajshme dhe njerëzit braktisin vendin çdo ditë.

Këta hajdutë duhen ndalur. Shqiptarët meritojnë një qeveri për shqiptarët, një qeveri për njerëzit, që ta kontrollojnë e ta kenë në dorën e tyre.​

ME TE LEXUARAT