PD drejt bojkotit të zgjedhjeve? Bylykbashi: Reformës i futën plumbin ballit

Politikë

Bashkëkryetari demokrat i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi sqaroi pak caste me pare, arsyet pse opozita u largua nga mbledhja dhe akuzoi Partinë Socialiste se i po e vret reformën zgjedhore duke mos pranuar votimin dhe numërimin elektronik.

Ndërsa ende nuk dihet qëndrimi zyrtar i PD-së në zgjedhje nëse nuk pranohet propozimi i tyre, ndonëse Bylykbashi foli sot për një “veto” që PS i bëri reformës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nëpërmjet identifikimit elektronik zgjedhësit votojnë vetë, askush nuk voton për ta, nuk ka votim në emër të të tretëve. Me votim elektronik komisionerët nuk kanë në dorë procesin e votimit, qytetari hyn dhe voton.

Nuk ka nevojë për kartë identiteti, nuk ia blen dot njeri kartën e identitetit, duke i mohuar të drejtën e votës. Ai shkon dhe identifikohet me shenjën e gishtit.

Me votimin elektronik nuk do të ketë korruptim të komisionerëve për të lejuar votim të shumëfishtë. Militantët partiakë do zhduken. Këto janë arsyet pse propozimi ynë për votim elektronik dhe numërim elektronik me rezultat të menjëhershëm është thelbi i reformës”,- sqaroi ai.

ME TE LEXUARAT