Patenta të reja nga 1 janari 2017 e në vazhdim, ja cfarë ndryshon

66
Kliko per me shume info

Nga 1 janari do të fillojë zbatimi i rregullave të reja për lejet e drejtimit dhe në testim nuk kalojnë ata që bëjnë 4 gabime. Ministria e Transporteve ka parashikuar kategorizim të ri për automjetet e manual dhe automatike. Ndërsa për herë të parë pritet të hyjnë patentat AM për 16 vjeçarët.
Nga 1 janari 2017 patentat për automjetet manual nuk do të shërbejnë edhe për makinat automatike sipas direktivave të BE. Për herë të parë hyjnë edhe patentat për të gjthë të interesuarit e moshës 16 vjeç. Rregullat dhe kriteret për lejet e drejtimit që do të bëjnë një kategorizim të ri dhe se çfarë do të ndodhë na shpjegon specialisti për sigurinë rrugore në Ministrinë e Transporteve dhe Infrastrukturës, Nikolin Bërxhiku.
“Për lejet e drejtimit me kuti shpejtësi automatike dhe manual do të jenë të ndara dhe duhet të deklarohet që në fillim për çfarë do të aftësohet. Lejet e drejtimit B do të jenë të vlefshme edhe për motomjetet deri në 125 kubikë. Procedurat administrative janë më të kompaktësuara dhe kanidatëve nuk do ti duhet të paraqesin shumë dokumentacion, ato janë të verifikueshme online”, thote Berxhiku. Sipas specialistit Bëxhiku, këto ndryshime nuk do të kenë kosto financiare shtesë për qytetarët.
“Nuk ka asnjë kosto financiare sepse ata brenda programeve të tyre mënyrën si e kanë zhvilluar deri tani do të ristrukturohen, por nuk do ti kushtojë as autoshkollave dhe as drejtorisë së shërbimeve të transportit.
Patentat ekzistuese do t’i nënshtrohen rregullave të reja pas skadencës së tyre. Ndryshime ka pësuar edhe mënyra e testimit ku do të ketë 40 pyetje dhe për kalimin e testeve teorike do të lejohen 4 gabime, ndërsa testimi do të zgjasë 40 minuta”, beri me dije Nikolin Bërxhiku.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here