Patenta e re në fuqi, ja rregullat e reja për marrjen e saj

45
Kliko per me shume info

Patentat e reja kanë ndryshuar dhe rregullat. Çdo person që dëshiron të pajisjet me këtë patentë ka dy lloj mundësish, njëra duke kryer testin për makinat me marshe automatike, gjë që i jep të drejtën e përdorimit vetëm për këto lloj automjetesh dhe provimi tjetër është ai ekzistues, duke iu nënshtruar provimit për marshe manuale, gjë i hap rrugë përdorimit të dy llojeve të automjeteve.

“Në vazhdim të ligjit të ri personat kanë të drejtë të përzgjedhin ose të përgatiten për mjete me kuti shpejtësi automatike ose për mjete me kuti shpejtësie manual atëherë ata kanë të drejtën e drejtimit edhe të mjeteve të tjera me kuti shpejtësie automatike. Nëqoftëse përgatiten ose fitojnë provimin për mjete me kuti shpejtësie automatike kanë të drejtë të drejtojnë vetëm mjete me kuti shpejtësie automatike. Për ta përfituar të drejtën e drejtimit të mjeteve me kuti shpejtësie manual duhet të bëjnë përsëri një kurs pranë një autoshkolle kurs praktike”, tha Shkëlqim Gruda, kreu i Drejtorisë së drejtuesve të mjeteve.

Kliko per me shume info

Një patentë e veçantë do të jetë për të rinjtë e moshës 16 vjeç, të cilët më parë drejtonin motoçikletë pa leje drejtimi.

“Kategoritë shtohen nga 8 kategori bëhen 15 dhe këto kategori shtesë janë nën kategori të kategorive bazë. Në lejen e drejtimit të kategorisë A përfshihet A1 dhe A2 ose ka patur leje të kategorisë B shtohet dhe një B1 ose C dhe C1. Për të marrë leje drejtimi të kategorisë AM, personi duhet të paraqitet pranë drejtorive të transportit rrugor me certifikatë mjekësorë dhe të regjistrohet për t’u futur në provimin e teorisë. Merr pjesë në provimin e teorisë dhe pasi e fiton atë ka të drejtën e përfitimit të lejeve të kategorisë AM”, thotë Gruda.
Këto risi prekin personat që pajisjen për herë të parë me patentë, jo ato që kanë aktualisht një leje drejtimi.

“Personat që kanë sot një leje drejtimi, të gjithë janë të përgatitur për leje drejtimi të kategorive përkatëse. Të gjithë këta përfitojnë drejtimin e të dy llojeve të mjeteve si me kambio manuale ashtu edhe me kamio automatike”, sqaronGruda.

Me ligjin e ri të lejeve të drejtimit, parashikohet të vështirësohet provimi për të marrë patentën. Sipas drejtuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave numri i lejuar i gabimeve nuk do të jetë më 7 por tashmë do të lejohen vetëm 4 gabime që të rezultosh kalues për marrjen e lejes së drejtimit.

Një tjetër risi është kombinimi i lejeve të drejtimit ku në rast se një qytetarë ka patur një leje të kategorisë B, pra autoveturat dhe kamionët ka të drejtë të drejtojë mjetet e kategorisë A1 me kusht që mosha të jetë mbi 21 vjeç, në kategorinë A1 përfshihen motorët me cilindrat deri në 25 kubik.


Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here