Partizani ”kthen” faqen, fiton dhe bind në miqësoren me turqit

Partizani e kthen direkt faqen duke korrur sukses në miqësoren me Turqinë. Të kuqtë, mposhtën sot azerët e Gabalas.
Pas një rasti të pastër të shpërdoruar nga Ekuban në të 15-n, azerët gjetën epërsinë me një goditje dënimi të Gveveskirit dy minuta para pushimit.
Mirëpo gëzimi i Kabalës zgjati fare pak, pasi në aksionin pasardhës Ekuban riktheu baraspeshën pas një asisiti të bukur të Jurgen Bardhit.

Në pjesën e dytë, me kalimin e minutave trajneri Sulejman Starova e ndërroi të gjithë ekipin, me përjashtim të Ylber Ramadanit.

Pas disa mundësive të çuara dëm, Partizani gjeti golin e fitores pesë minuta para fundit të kohës së rregullt me një autogol të mbrojtësit Jamalov.

Partizani 2 – 1 Gabala
Ekuban 44’, Jamalov (aut.) 85’ / Gveveskiri 43’
Partizani: Hoxha (Xhika 55’); Ibrahimi (Fejzullahu 46’), Krasniqi (Marku 67’), Atanda (Malota 46’), Kalari (Hakaj 67’); Batha (Cetkoviç 55’), Ramadani, Vila (Ismailaj 85’), Bardhi (Mazrekaj 46’); Fili (Jaupaj 74’), Ekuban (Bonifejs 59’).
(panorama sport)

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Ndeshja me Italinë, surprizon trajneri i Shqipërisë De Biasi

Nderkohe qe prej tij priteshin kritika, trajneri i kombëtares, Gianni De Biasi ...