Parkoi makinën poshtë pallatit në Tiranë, në mëngjes zbulon gjëmën që i ka ndodhur

Një qytetar nga Tirana ka shkruar ditën e sotme në redaksinë e JOQ pasi ka tentuar në çdo mënyrë për të zgjidhur hallin e tij por nuk ia ka dalë dot, as nëpërmjet policisë. Ai tregon se banon në zonën e Astirit në kryeqytet dhe para dy ditësh i kanë vjedhur automjetin, të cilin e kishte parkuar si çdo ditë poshtë pallatit.

“Makinën ma kanë vjedhur parmbrëmë në zonën e Astirit në orën 12 e 20 të natës. Në orën 10 e pak e kam parkuar poshtë pallatit dhe në 12 e 20 është parë nga kamerat e bizneseve të tjera që është larguar. Nga kamerat tregohet që ka kaluar nëpër rrugica deri tek një kafe, pastaj zhduket dhe nuk gjendet më pasi ka dalë nga zona e Astirit”, – shkruan raportuesi.

Ai thotë se ka bërë denoncim në polici, por deri më tani edhe vetë policia nuk ka asnjë informacion se çfarë mund të jetë bërë me automjetin tip “Benz Evo 220” me targa AA8660T.

Pronari i makinës bën me dije se nga kamerat duket që automjeti është hapur në mënyrë paqësore, pra pa ndërhyrje me forcë apo thyerje xhamash, çka tregon se grabitësi i makinës ndoshta ka pasur një kopje të çelësave.

“Makina ka qenë në servis. Ndoshta dikush i ka bërë një kopje çelësave. Nuk mund të akuzoj asnjë. Kushdo që ka informacion të kontaktojë dhe do t’ju sigurojmë një shpërblim”, – shkruan mesazhdërguesi.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vazhdon loja ‘’Laje makinën’’, ja përgigjia epike e radhës nga pronari(Foto)

Shakaja ‘’Lajme makinën o Gzim’’ jo gjithmonë përfundon me shaka,  mesa duket ...