Vajza e cila parashikoi tragjedinë në Stamboll, ja fjalët e fundit që i tha motrës(Foto)

Kliko per me shume info

Një vajzë nga Libani duket se e ka parashikuar tragjedinë e Stambollit.
“Shpresoj që të kënaqemi, në të kundërt e keqja që mund të më ndodh është të humb jetën në një shpërthim dhe kështu do të ndjek nënën time”.- është shprehur kështu Rita Charmi.

Ajo ishte njëra nga viktimat e tragjedisë së 1 janarit në Truqi.

Kliko per me shume info

Pak para tragjeditë Rita kishte folur me motrën e saj, ndërsa disa media turke flasin edhe për një postim të ngjashëm në rrjetet sociale, por që nuk ka më gjurmë të tij, ai mund të jetë fshirë nga familjarët. Vajza e re pak muaj më parë kishte humbur nënën e saj nga sëmundja e kancerit.

Lajmi u bë i ditur nga mediat libaneze, të cilat shkruan se Rita kishte biseduar me motrën e saj para se të nisej drejt Turqisë. Rita vdiq në krahët e të fejuarit të saj, i cili edhe pse kishte pasur mundësi për të ikur nuk ishte larguar por kishte mbrojtur me trup dashurinë e tij.

Çifti ishin vetëm dy nga 39 viktimat që humbën jetën mbrëmjen e Vitit të Ri, në klubin e natës, Reina, në Stamboll.

 

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here