Paralajmëron Britaninë, ISIS: Ja ku do sulmojmë më armë kimike

Kliko per me shume info

ISIS ka vënë në shënjeshtër Anglinë, teksa ka paralajmëruar se së shpejti do ketë një sulm me armë kimike. Lajmin e bëri me dije, Ministri i Mbrojtjes së Shtetit në Angli, duke thënë se ka marrë një paralajmërim nga ISIS se janë duke planifikuar një sulm kimik për ta.
Ben Wallace tha se janë duke u ndërmarrë masa për një barbarizëm të tillë.ISIS ka aftësinë që të prodhojnë vetë gazin mustard, të përdorur tashmë si teknikë në Lindjen e Mesme. Trupat që luftojnë kundër grupeve të terrorit kanë mbetur me lëndime të tmerrshme e shenja të dhembshme në trup. Shumica e këtyre lëndëve kimike që përdoren për të mbushur bombat, janë ilegale. Ai paralajmëroi shtetasit anglezë të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo sjellje të dyshimtë për ta identifikuar “armikun nga brenda”, duke qenë se qëndron frika se mund të jenë të implikuar në këtë kërcënim dhe agjentët e brendshëm të shtetit.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here