Paolo Tramezzani fjalë emocionuese për Vitin e Ri, ja çfarë tha për Shqipërinë: Faleminderit, më mësuat ç’është…

11
Kliko per me shume info

Ish- zv.trajneri i kombëtares kuqezi, Paolo Tramezzanin, ka disa fjalë për Shqipërinë në fjalimin e tij të gjatë për festat e fundvitit.

Postimi i Tramezzani-t:

Kliko per me shume info

“Më kujtohet sikur të ishte dje, kur në janar të vitit 2012 erdha në Shqipëri, duke e njohur pak vendin tuaj, shumë pak skuadrën, aspak realitetin që më priste. Shumë persona e konsideronin zgjedhjen time si një hap në boshllëk dhe shumë të rrezikshme për nga niveli profesional.

Që nga momenti i parë ngela i mahnitur nga realiteti që gjeta: Federata, skuadra, bashkëpunuesit, por mbi të gjitha dashuria dhe ngrohtësia e një populli që menjëherë më pranoi, më respektoi, më ndihmoi dhe më bëri të ndihem si i shtëpisë.

Pesë vite ku të gjithë bashkë kemi ndarë momente që do të ngelen përgjithmonë në zemrën time. Falënderimi i parë është për Presidentin Armando Duka, i cili që nga dita e parë pati besim në punën që i propozuam dhe gjithmonë na ka treguar besnikëri e qetësi, shumë të rëndësishme për arritjen e një obiektivi historik, sic mund të jetë arritja e marrjes pjesë në Kampionatin Europian.

Falënderoj djemtë e mi, lojtarët, që kuptuan se cilat mund të ishin potencialitet e tyre, patën besim tek ne, na ndoqën dhe kuptuan që një ëndërr bëhet e realizueshme, edhe kur mund të duket e pamundur, kuptuan që puna e bërë me devotshmëri dhe impenjim do të sjellë gjithmonë sadisfaksion të madh, sic ishin ato momente që kemi ndarë bashkë.

Falënderoj tifozët që na kanë ndjekur në cdo transfertë në Europë, që mbushnin stadiumet, duke na bërë të ndjenim ngrohtësi dhe pasion që i dallon në cdo situatë: si të harrosh tapetin e kuq, që mbulonte tribunat e “Parc Olympique Lyonnais” gjatë ndeshjes me Rumaninë: fytyrat e lumtura dhe krenare të mijëra personave që shtynë brenda topin e goditur nga Sadiku.

Ju më mësuat domethënien e fjalës krenari, lidhjen e ngushtë ndaj fanellës, e konsideruar si një lëkurë e dytë dhe më përcollët ndjenjën e vllazërisë, që më bëri të ndihem një si ju.

Falënderoj të gjithë juve, që nga momenti i parë më pritët në familjen tuaj të madhe, duke shpresuar të më keni transmetuar entuziazmin dhe pasionin, që për pesë vite më kanë shoqëruar në këtë bashkëudhëtim.

Në fund, por jo si të fundit, falënderimi më i madh është për Giannin.

Më kërkove pranë teje, e deshe fortësisht. Ke patur gjithmonë një sjellje prej vëllai të madh ndaj meje, më more përdore dhe më më ke mësuar shumë. Ke qenë me rëndësi fondamentale për zhvillimin tim sportiv, dhe akoma më shumë ke qenë nga pikëpamja humane. Kemi ecur përbri njëri-tjetrit. Mësova që fati nuk ekziston, sepse më bëre të besoj më shumë në punën e kryer, në motivim, në bindjet dhe kapacitetin tonë.

Më mësove të mos mbrapshtem përpara vështirësive dhe që gjërat nuk zgjidhen vetë. Mësova të jem intuitiv dhe praktik në drejtimin e raportit me djemtë tanë.

Më vërtetove që futbolli është si jeta, duhet të zbresësh në fushë. Nuk mund të kisha një mësues më të mirë. Do ta mbaj gjithmonë brenda meje një pjesë tënden. Faleminderit nga zemra, Paolo!”


Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here