Një zbulim fantastik: Emërtohet organi i ri i njeriut

Kliko per me shume info

Posa është klasifikuar një organ i ri njerëzor në traktin e tretjes, i quajtur mezenterium. Edhe pse i dimë të gjitha rreth strukturës së tij, funksioni i tij mbetet i panjohur.

Një kohë të gjatë është besuar se mezenteriumi është një strukturë komplekse e pjesëve, i cili mundëson nervat dhe enët e gjakut të arrijnë qelizat e zorrëve dhe sistemin e “mbajnë në vend”. Megjithatë, studimet e fundit kanë treguar se ky është një trup i vetëm, i vazhdueshëm.

Falë një studimi të ri, tekstet mjekësore do të pësojnë ndryshime, dhe më në fund mezenteriumi ka fituar statusin e organit, shkruan sciencealert.

Kliko per me shume info

Ky zbulim nuk ndryshon të kuptuarit tonë të strukturës së trupit të njeriut, por emërtimi i një organi të ri do të përjetojë një ndryshim në të gjithë fushën e mjekësisë e që mund të ndihmojë mjekët të kuptojnë më mirë trupin e njeriut dhe trajtimin e sëmundjeve të caktuara.

Para mjekëve dhe studentëve të mjekësisë tani është një detyrë e madhe: të gjejnë funksionin e organit të ri dhe të zbulojnë se çfarë roli ka kur bëhet fjalë për sëmundjet e barkut. /GazetaExpress/

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here