Operacion i përbashkët me Guardia di Finanza, sekuestrohen 510 kg drogë në një skaf, në pranga shqiptari

Policia shqiptare në bashkëpunim me atë italiane, Guardia di Finanza, kanë përfunduar një tjetër operacion kundër drogës. Mësohet se nga ky aksion, janë sekuestruar rreth 510 kg marijuanë, ndërsa në pranga ka rënë një person. Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 në Torre Veneri, San Kataldo, provinca e Leçes, Itali, pas shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shtetit, Guardia di Finanza e Pulias ka goditur një tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Pavarsisht motit shumë të keq dhe detin me dallgë deri në 7 ballë, trafikanti ka provuar të çajë “rrjetën” e policisë, por ka dështuar. Në bordin e motoskafit të bllokuar, i cili është i gjatë rreth 5.5 metra, Guardia di Finanza sekuestroi rreth 510 kg marijuanë.

Autoritetet arrestuan shtetasin shqiptar që drejtonte mjetin lundrues, A.M. 29 vjeç. Hetimet vijojnë për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik. Kjo nuk është hera e parë kur Policia shqiptare kryen operacione të përbashkëta antidroge me Guardia di Finanza.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Zbulohen detaje të reja nga krimi në Greqi, në shtëpinë ku u vra çifti i shqiptarëve

Media greke Protothema.gr ka arritur që të hyjë në shtëpinë ku u ...