Nuk binden dhe dhunojnë agjentët e krimeve, në pranga 3 të rinj(Emrat)

Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre të rinj pasi akuzohen se nuk i janë bindur urdhërit për kontroll të punonjësve të policisë kriminale. Po ashtu, mbi ata bie akuza për dhunë ndaj njërit prej agjentëve të policisë.
Arrestimi i tyre është bërë mbrëmjen e 9 janarit 2017 nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1.
Bëhet me dije nga policia se të arrestuarit janë shtetasit Enea Kapo, 20 vjeç, banues në Tiranë, Skerdi Hyka, 20 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje” dhe Brahim Spahiu, 20 vjeç, banues në Tiranë.
Njoftimi i policisë: “Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi më datën 08.01.2017, rreth orës 23:30 në rrugën “Ali Shefqeti” në Shkozë nuk i janë bindur urdhërit për kontroll të punonjësve të policisë kriminale ku më pas kanë goditur njërin prej agjentëve të policisë kriminale gjatë kryerjes së detyrës, shtetasin F. T.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga Neni 236/2-25 i Kodit Penal.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Policia publikon videon, si u arrestua në Vlorë autori i tri vrasjeve tek Uji i Ftohtë

Policia e shtetit ka publikuar videon nga operacioni i zhvilluar naten qe ...