Njihuni me traditat e pazakonta të Vitit të Ri në botë

Soft

Anë e mbanë botës në festën e Vitit të ri, janë disa zakone, të cilat për ne janë të cuditshme, por për ata janë normale.

1-Në Gjermani ekziston tradita e djegies së një pjesë metali prej plumbi. Ajo digjet për disa minuta në flakët e qiriut dhe më pas futet menjëherë në ujë të ftohtë. Nga forma që do të marrë plumbi do të përcaktojë edhe se si do të jetë viti që po vjen. Këtë gjermanët e cilësojnë si tradita e fatit të mirë ose tradita Bleigiessen.

2-Në Singapor gjiri i qytetit "Marina" mbrëmjen e Vitit të Ri është i mbushur me sfera që përmbajnë dëshira të banorëve dhe turistëve për vitin që vjen. Gjiri Marina cilësohet si gjiri i shpresës dhe dritës së qytetit.

3-Në Peru patatet i ndihmojnë banorët të parashikojnë vitin që po vjen. Tradita bazohet në tre patate, njëra e qëruar, tjetra gjysmë e qëruar dhe tjetra e paqëruar. Patatet vendosen poshtë një karrige apo një divani dhe në mesnatë, personi merr një patate në mënyrë të rastësishme. Një patate e qëruar parashikon financa të këqija për vitin, patatja gjysmë e qëruar parashikon të ardhura dhe financa normale dhe ajo e paqëruar parashikon një fat të papritur dhe shtim të të ardhurave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

4-Në Skotland Viti i Ri zgjat tre ditë. Ditën e parë ato bëjnë paradën me pishtarë të epokës së vikingëve dhe veshjet e tyre karakteristike të epokës dhe më pas shpërthejnë fishekzjarrët. Ndërsa më 31 dhjetor në mesnatë ato zhvillojnë serish ceremoninë me fishekzjarrë dhe më pas kryejnë ritualin e larjes në ujin e ftohtë të lumit.

5-Në Rio de Janeiro mbrëmja e Vitit të Ri festohet në plazh, ku të gjithë duhet të vishen me veshje të bardha, pasi e bardha përfaqëson paqen dhe rilindjen, dhe shijojnë spektaklin e fishekzjarrëve. Ndërsa në mesnatë ato bëjnë shëtitje përgjatë oqeanit dhe presin që këmbët e tyre të prekin 7 dallgë të vogla. Në këtë mënyrë ato kanë marrë bekimin e zotit të detit "Lemanja" për vitin që vjen. Disa preferojnë të hedhin dhe lule në oqean.

6-Ne Danimarkë banorët festojnë Vitin e Ri duke thyer pjata. Gjithashtu nëse kanë miq të ftuar në shtëpi thyejnë pjata edhe për to.

7-Në Spanjë rrushi sjell fat për Vitin e Ri. Në mesnatë secili person ha 12 kokrra rrush për të simbolizuar fatin e mirë për çdo muaj të vitit që po vjen.

ME TE LEXUARAT