Një grua në krye të ONM-së, vjen zyrtarja që do “shkundë” drejtësinë shqiptare

Politikë

Pas pak javësh në Shqipëri do të mbërrijë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i cili ka një rol kyç në procesin e “Vettingut”. “Vizion plus” ka mësuar se në krye të këtij operacioni do të jetë Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Europian, Genoveva Ruiz-Calavera. Lajmi konfirmohet edhe nga vetë zonja Calavera.

“Po, unë do të kem kënaqësinë të drejtoj Operacionin ndërkombëtar të monitorimit, i cili do të asistojë procesin e Vettingut”. – shprehet zyrtarja e lartë e unionit, gjatë një komunikimi me email për Vizion Plus.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në muajin Dhjetor, Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Europian, Genoveva Ruiz-Calavera, ishte në Tiranë dhe zhvilloi disa takime ku është diskutuar çështja e reformës në drejtësi dhe procesi i vettingut. Tashmë pritet të hyjë në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese në mënyre që të zhbllokohet ligji i vettingut, e me pas, në fillim të muajit shkurt, në Tiranë do të vijnë anëtaret e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Mësohet se anëtaret e ONM-së do te përzgjidhen nga Gjermania, Austria, Holanda e Italia dhe prej kohësh është konfirmuar se pjesë e Operacionit është edhe Reinhard Priebe, i cili ka qenë në Shqipëri gjate mandatit të dytë të kryeministrit Fatos Nano si drejtor për Ballkanin Perëndimor në BE.

Puna e ndërkombëtareve fillon në momentin që janë mbyllur aplikimet për Komisionin e Posaçëm të Kualifikimit, të Kolegjit të Apelimit dhe ka në fokus vlerësimin e të gjithë personave që synojnë të jenë pjesë e institucioneve që do të realizojnë Vettingun.

Por kjo është vetëm faza e parë e punës se tyre pasi vëzhguesit ndërkombëtare do të jenë prezentë në çdo hap te skanimit te gjyqtareve e prokuroreve, dhe, sipas ligjit, ata kanë të drejtë të “hetojnë dhe vlerësojnë të gjitha faktet dhe rrethanat e nevojshme për procedurën e rivlerësimit.”

ME TE LEXUARAT