Nishani: Kam informacion nga SHISH, në vend ka hyrë farë kanabisi me tonelata

Politikë

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani deklaron se në vend kanë hyrë disa ton farë kanabisi. Ai tha se këtë informacion e ka nga SHISH, por shtoi se edhe Ministria e Brendshme e ka informacionin dhe duhet të marrë masa.

Deklarata e Nishanit në Channel One:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Eshtë një njollë që kërkon reagim të jashtëzakonshëm. Në vitin që kemi hyrë, që është dhe vit elektoral, informacionet zyrtare janë që në vënd ka hyrë gjatë kësaj periudhe një sasi shumë e madhe e farës së kanabisit, prej disa tonësh.

Ky është një informacion që institucionet e policisë kryesisht duhet ta marrin me shumë seriozitet. Patjetër që duhet ta ketë policia këtë informacion. Unë e kam nga SHISH por atë që informacion që e kam unë e ka dhe qeveria”.

ME TE LEXUARAT