Nish-Beograd, aksident masiv, përplasen 45 makina, 17 të plagosur, mes tyre 11 shqiptarë

Në një aksident zinxhiror ka ndodhur ne autostraden Nish-Beograd, ku janë përfshirë së paku 30 vetura, janë lënduar 17 persona, ku tre prej tyre rëndë.

Nga të lënduarit janë 6 fëmijë. Sipas raporteve që vijnë nga atje, 11 nga 17 të lënduarit, janë qytetarë nga Kosovë, të cilët po ktheheshin në shtetet perëndimore pas pushimit në Kosovë.

Tani për tani nuk ka të dhëna të sakta për emrat e të lënduarve, po raportohet se situata në pjesën ku ka ndodhur aksidenti, është tejet e rëndë, për shkak të bllokimit të rrugës dhe kolonave të gjata.

Shumë vetura kanë filluar të mbesin pa karburante dhe kjo ka shkaktuar drojë se mund të ketë pasoja për pasagjerët e bllokuar.zeri

Te pakten 45 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën ditën e sotme në autostradën Nish-Serbi, ku si për pasojë kanë mbetur të plagosur 17 persona.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur 10 kilometra para Nishit në korridorin që lidh Ballkanin me Evropën Perëndimore. Nga dëshmitë e para raportohet se shumica e të aksidentuarve janë shqiptarë.

Deri më tani nuk raportohet për viktima, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha. Pas aksidentit, autostrada, ku ka prezencë borë, për pasojë është bllokuar, duke shtuar kështu radhën e madhe të mjeteve.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

“Policia po fsheh arrestimin e personit me pajisjen përgjuese në Rinas”

Ish ministri i Brendshëm, Flamur Noka shkruan ne faqen e tij se ...