Nis dëbora në Kukës e në Pukë, emergjencat në gatishmëri

Dëbora ka nisur të zbardhë veriun e vendit mbrëmjen e sotme. Ndërkohë në Kukës, bashkia ka mbledhur shtabin e emergjencave.

Bashkia e qytetit u bën apel operatorëve të kontraktuar për rritjen e nivelit të gatishmërisë, per ndërhyrje me mjete e makineri në të gjitha akset rrugore.

Edhe në Pukë kanë nisur sonte reshjet e dëborës, ndërsa autoritetet lokale janë në gatishmëri.

Edhe më herët ishte paralajmëruar se java e parë e 2017 do të niste e ftohtë dhe me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, ndërsa temperaturat do të pësojnë ulje drastike në ditët që vijojnë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Pushtohet Fieri, ja çfarë po ndodh

Banorët e Fierit janë vendosur pranë bashkisë së qytetit, duke protestuar. Mësohet ...