Nikolic: Pa ndërmjetësimin e BE-së s’do të kishte marrëveshje

Kosovë&Rajon

nikolicPresidenti i Serbisë Tomislav Nikoliq ka thënë se Beogradi dhe Prishtina kurrë nuk do të mund të pajtoheshin për asnjë temë pa “ndihmën” e bashkësisë ndërkombëtare.

Ai gjithashtu tha se Serbia është gjithnjë para një sfide të madhe, dhe kjo është arsyeja pse është e nevojshme që ekipi negociator të ketë një kontakt të përhershëm me të

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kushtet për Kapitullin 35 janë jashtëzakonisht të ashpra, të pafavorshme për Serbinë dhe për mendimin tim plot me kurthe, sepse kërkesat që shtrohen nuk janë të hapura të raportohen, por që mund të jenë shumë te rrezikshme për ne. Nëse tashmë baza e Kapitullit 35 ligjërisht është detyruese për marrëveshjen në mes të Beogradit dhe Prishtinës për marrëdhëniet e mira fqinjësore, atëherë unë mendoj se delegacioni ynë duhet menjëherë të fillojë të punojë në këtë marrëveshje”, ka thënë Nikoliq për të përditshmen Politika të Beogradit.

Nikoliq ka shtuar se për sfidat e mëdha që duhet përballur pret që pas hapjes së kapitullit mbi Kosovën duhet të deklarohen Kisha Ortodokse Serbe dhe Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve.

Ai shtoi se më saktë do të dinë përmbajtjen e atij kapitulli, kur të fillohet që në lidhje me të, të diskutohet konkretisht dhe shtoi se është rrugë “e gabuar”, transmeton Gazeta Blic, nëse nuk dihet përmbajtja e tij apo nëse dikush është duke u përpjekur për ta fshehur atë nga Serbia.

“Unë kam dëgjuar me vëmendje deklaratën e Ambasadorit gjerman në Beograd (Axel Dietman). Çështjës nëse ka kërkesa të reja në lidhje me kapitullin 35 ai iu përgjigj ashtu siç janë mësuar të gjithë zyrtarët evropianë. Kapitulli 35 parasheh përmbylljen e një marrëveshjeje ligjore me Prishtinën për marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe nuk ka asnjë kërkesë tjetër. Nuk ka kërkesa të reja. Mirë, çfarë kërkese është kjo? A do të na lejojë BE-ja që vetëm ne të merremi vesh vet me Prishtinën? Këtë gjë s’do ta bëjmë kurrë”, tha Nikoliq në intervistën e botuar sot në Politika të Beogradit. RTK

ME TE LEXUARAT