“Niagara e Vogël” vjen në Shqipëri, ngrin ujëvara e Sotirës

Shumë pranë Tiranës ndodhen disa destinacione turistike që tërheqin vizitorë të huaj dhe vendas edhe tani në periudhën e dimrit.

Një nga perlat e natyrës shqiptare që ka nisur të eksplorohet dhe që ndodhet jo larg kryeqytetit është dhe Ujëvara e Sotirës.

Kliko per me shume info

Ajo ndodhet rreth 60 km larg Tiranës dhe 16 kilometra larg Gramshit. Kjo ujëvarë mjaft e bukur e ka marrë emrin Sotirë nga fshati ku edhe ndodhet.

LEXO EDHE:  Studimi amerikan: Muslimanët do dominojnë Indinë në 2050-ën, ja trendi në Europë

Ky fshat dikur ka qenë i banuar dhe ka pasur një popullsi të konsiderueshme deri në 120 shtëpi, ndërsa sot vetëm 20 prej tyre janë të banueshme.

Ujëvara ka një lartësi rreth 100 metra dhe buron nga mali i Tomorrit. Ka një bukuri mahnitëse që tërheq shumë vizitorë nga Shqipëria, por edhe nga bota, turistë që janë kurioze pas natyrës.

LEXO EDHE:  FOTO/ Banania që kushtoi mbi 1,000 euro, befasohet konsumatori

Pothuajse çdo fundjavë drejt këtij spetakli natyror angazhohen agjenci turistike që kundrejt një pagese të leverdisshme krijojnë mundësinë dhe komoditetin për ta vizituar këtë ujëvarë.

Ajo është e vizitueshme edhe në këtë periudhë dimërore ku spetaklet akullnajore që e kanë përfshirë, janë befasuese.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here