Ngjarje e rëndë në Elbasan, në kushte depresive, 67-vjeçari i ve flakën vetes

Aktualitet

Një ngjarje e rëdë ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ku një 67-vjeçar ka lyer trupin me benzinë dhe i ka vënë flakën vetes. Të afërmit e kanë gjetur në flakë dhe janë përpjekur ta shpëtojnë.

Mësohet se 67-vjeçari Xhevit Tanushi i ka vënë flakën vetes duke pësuar djegie të rëndë. Ai është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dyshohet se shkak për aktin ekstrem ka qenë gjendja e rënduar depresive e 67-vjeçarit. Sipas dëshmive të para ai mjekohej rregullisht për depresion. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes së rëndë, ndërkohë që gjendja e 67-vjeçarit paraqitet kritike pasi ka pësuar djegie në pjesën më të madhe të trupit.

ME TE LEXUARAT