Ngjarje e rëndë në Itali, orteku godet një hotel me mbi 20 turistë

Bota

Një ortek i fuqishëm ka goditur një hotel të quajtur “Rigopiano di Farindola” në një zonë turistike të Peskarës në Itali, raportojnë mediat italiane. Alarmi ëshët dhënë nga dy klientë të hotelit. Të dhënat e para tregojnë se në hotel ndodhen 20 njerëz, përveç stafit. Telefonat e hotelit nuk punojnë, sipas mediave italiane, kurse celularët e klientëve rezultojnë të paarritshëm. Ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në qytet dhe po përpiqen të arrijnë në hotel me çdo mjet. Frika e autoriteteve është se të gjithë të pranishmit në hotel mund të kenë humbur jetën. Kryetari i provincës së Pescara Antonio Di Marco duke iu referuar ortekut ka shkruar në facebook: “Për fat të keq ka ndodhur një tragjedi e tmerrshme, nuk dihet nëse ka viktima por mbetet për t’u konfirmuar.”

ME TE LEXUARAT