Ngjarje e rëndë në Itali, qëllohet me plumb në gojë 21-vjeçari shqiptar

Në ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 21-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Mësohet se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 22:00, në një klub në Bollate të Milanos.
Mediat vendase kanë shkruar se plumbi e ka prekur të riun në fytyrë, duke i shkaktuar atij thyerje të dhëmbëve, nofullën dhe dëmtime në gjuhë. Pavarësisht këtyre plagëve, -gjendja e shqiptarit paraqitet jashtë rrezikut për jetën, pasi iu nënshtrua dhe një operacioni- pohuan mjekët në spitalin e Niguarda-s.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe identifikimin dhe kapjen e autorit. Të njëjtat burime theksojnë se 21-vjeçari, identiteti i të cilit nuk dihet ende, kishte precedentë të mëparshëm penale.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

“Veliera” në Durrës, zbulohen tri varre të periudhës së Mesjetës

Punimet për sheshin “Veliera” kanë nxjerrë në dritë ndoshta një nga zbulimet ...