Ngjarje e rëndë në Suedi, masakrohet me 22 plumba shqiptari (Emri/Foto)

Aktualitet

Një shqiptar është masakruar me 22 plumba në trup në ditët e para të vitit. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Malmo në Suedi.

Mediat vendase shkruajnë se autori e ka qëlluar derisa është siguruar se shqiptari, i identifikuar si Alban Ibraj, ka vdekur.

Shqiptari u gjet i vrarë në rrugë ndërsa dëshmitarët që njoftuan policinë kanë rrëfyer se nuk kanë parë asgjë, por vetëm të riun e shtrirë në tokë.

“Rreth orës 8 e 30 të mbrëmjes (e martë) ne kemi gjetur një person mashkull në rrugë të plagosur “, tha zëdhënësi i policisë, Fredrik Bratt për “The Local Sëeden”, i cili shtoi se i riu humbi jetën në krahët e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Malmo, siç raportojnë mediat është një qytet jugor në Suedi ku nuk kanë munguar përplasjet multikulturore ku shumë prej emigrantëve grinden mes tyre duke mbrojtur kulturën e tyre të origjinës.

Alban Ibraj, ishte një shqiptar nga Kosova që kishte emrigruar prej vitesh në Suedi bashkë me familjen.

Polica ka arrestuar një 22-vjeçar i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasje.

ME TE LEXUARAT