Sarandë, ngjarje horror në publik, viktima ende pa emër, flet dëshmitari

Aktualitet

Humb jeten nje person nga nje ngjarje e frikshme qe ka ndodhur pasditen e sotme ne Sarande.

POlicia beri me dije se rreth orës 17:43, një person ka djegur veten me lëndë djegëse të dyshuar "benzinë".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 Sarandë, poshtë rrugës "Mitat Hoxha", ku një person i paidentifikuar ende, i ka vënë flakën vetes me lëndë djegëse të dyshuar "benzinë" dhe për shkak të djegieve në trup ka ndërruar jetë.

"Në vendin e ngjarjes, pranë trupit të pajetë, Policia ka gjetur një kapele dhe një bidon plastik me mbetje të lëndës djegëse si ajo e benzinës", lajmeroi policia.

Sipas burimeve zyrtare, viktima është i seksit mashkull, rreth 175 cm i gjatë, rreth moshës 30-40 vjeç.

"Po punohet për identifikimin e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", theksoi policia.

Në vendin e ngjarjes, pranë trupit të pajetë, Policia ka gjetur një kapele dhe një bidon plastik me mbetje të benzinës.

Mesohet se ka qene nje deshmitar ka pare veprimin dhe ka nderhyre per te shuar flaket por nuk ka mundur ta shpetoje personin qe humbi jeten dhe me pas ka njoftuar menjehere policine e Sarandes.

ME TE LEXUARAT