Skena tmerri në New York, treni del nga shinat, 76 të plagosur

Kliko per me shume info


Treni New York by agjencialetraal

Një tren udhëtarësh ka dalë nga shinat në New York në mëngjesin e të mërkurës, në orën e pikut ku qytetarët marrin linjat e trenit për të shkuar në punë.

Kliko per me shume info

Treni i kompanisë Long Island Railroad doli nga shinat rreth orës 08:30 në Terminalin Atlantik në bashkinë e Brooklyn, ku si pasojë 76 persona mbetën të plagosur.

Sipas informacioneve nga Menaxhimi e Emergjencave të New Yorkut, rrugët pranë shesheve “Atlantic” dhe “Flatbush” janë mbyllur, teksa ngjarja shkaktoi panik dhe kaos tek qytetarët.

Në tren udhëtonin mbi 600 persona në kohën që ai është përplasur. Sipas mediave amerikanë treni ka dalë nga shinat dhe më pas është përplasur. Personat që kanë qenë në vendngjarje kanë treguar tmerrin që kanë përjetuar, madje disa prej tyre kanë fluturuar nga dritaret.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here