Nesër gjyqi, Haradinaj: Do paraqiten materialet sajesë të Serbisë

Kliko per me shume info

Ish- kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili qëndron në liri me kusht në Francë do të përballet ditën e nesërme me trupin gjykues së Francës.

Mësohet se prokuroria serbe do të paraqesë para gjykatës së Colmarit dosjen kundër Haradinajt, ku thuhet se ka prova të reja. Një fakt të tillë e ka bërë vetë kreu i AAK-së me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’.

Kliko per me shume info

“Të dashur qytetarë,
Për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm të opinionit publik lidhur me ndalimin dhe procedurat ndaj meje në Francë, ju njoftoj se nesër në një seancë gjyqësore, do të bëhet paraqitja e materialit që e ka sajuar Serbia kundër meje, ndërkaq në seancën e javës së ardhshme, shpresoj që përfundimisht të marrë fund kjo farsë gjyqësore e imponuar nga Serbia! Më lejoni që edhe njëherë t’iu falëndëroj për mbështetjen ndaj meje, të manifestuar gjithë këto ditë, si dhe për besimin e palëkundur se gjithçka rreth ndalesës sime, këtë herë ishte politike! RH”, citohet në mesazhin e tij.

Haradinaj u arrestua në fillim të janarit në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze, pas një urdhër-arresti të Serbisë, lëshuar në 2004-ën. Pas qëndrimit të tij disa ditë në paraburgim, ai fitoi lirinë me kusht, ndërsa nuk lejohet që të lërë Francën, pasi duhet të paraqitet në polici dy herë në javë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here