Nëna e 3 fëmijëve “fut” burrin në burg dhe ikën me të dashurin 18-vjeçar, ish-vjehrra i bën thirrje

Kliko per me shume info

Një grua vjen më një rrëfim të pazakontë në emisionin “Me zemër të hapur”. Ajo me lot në sy kërkon që nusja e djalit të kthehet për të marrë nipin 6 vjeç që e ka braktisur për të shkuar me të dashurin 18-vjeçar.

Nusja e saj, Xhuljana ishte 16 vjeç kur vendosi të martohej në qytetin e Vlorës me Ernesto Zeqon. Ajo, nënë e tre fëmijëve, sot është larguar nga familja Zeqo dhe ka braktisur djalin e saj të madh. Ish-vjehrra, Hëna Zeqo, rrëfen në emisionin “Me zemër të hapur” kalvarin e vuajtjeve te saj. Momentalisht djali i vetëm Ernesto ndodhet në burg, pasi nusja para se ta braktiste e ka denoncuar për dhunë në familje.

Kliko per me shume info

E moshuara tregon se çifti shkonte shumë mirë vitet e para të martesës dhe sollën në jetë djalin e parë Robertin që aktualisht është 6 vjeç, më pas vajzën Klea që është 4 vjeç.

Për të patur një jetë më të mirë, ata emigrojnë drejt Gjermanisë me dy fëmijët. Qëndrojnë dy vite dhe pas 6 muajve vendosin të rikthehen në Vlorë, ndërkohë që Xhuljana priste të sillte në jetë fëmijën e tretë.

Mes çiftit nisin konfliktet derisa një dite Xhuljana e denoncon Erneston për dhunë, i cili arrestohet nga uniformat blu dhe ka marrë dënimin me 2 vite e 6 muaj heqje lirie.

Xhuljana vazhdon të qëndrojë edhe disa kohë në shtëpinë e vjehrrës, deri sa lind djali Eljoni dhe më pas kjo nënë merr vajzën Klean dhe foshnjën dhe largohet me një djalë 18-vjeçar. Ky i fundit pretendon se është babai i fëmijës së sapo lindur. Xhuljana 24-vjeçare braktis djalin e madh të saj Roberton, i cili po rritet me gjyshen e tij dhe çdo ditë kërkon motrën, nënën, por nena është zhdukur, duke mos lënë asnjë gjurmë për të birin.

Gruaja thotë se djali i saj ka probleme të shëndetit mendor dhe se që ditën e martesës ka shfaqur shenja të depresionit. Por se ai nuk e ka dhunuar Xhuljanën, pasi sipas saj i ka dhënë vetëm një pëllëmbë. “Djali një pëllëmbë i dha, se është i sëmurë. Që ditën e martesës pati një gjendje depresive, tani është bërë 30 kile në burg nga 80 që ishte”, thotë ajo.

Ish-vjehrra, nuk kërkon që nusja të kthehet dhe të vijojnë martesën me të birin, por kërkon që ajo t’i kthejë vajzën e vogël, pasi e kërkon nipi. E moshuara thotë se i dashuri i saj 18 vjeç nuk është në gjendje të kujdeset për vajzën, ndaj i kërkon ta kthejë që të kujdeset vetë për nipërit.

“Djalin nuk ja jap, nuk bëhet llaf. Ose të dal nga dera juaj dhe të bëj aksident vetë. Mua të më dorëzojë çupën Xhuli, këtë dua”, thotë ish-vjehrra me lot në sy, ndërsa përsërit disa herë se ka dashur nusen e djalit si vajzë./balkanweb/

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here