Nëna braktis fëmijën në Tiranë, arrestohet nga policia

Policia e Tiranës ka arrestuar këtë pasdite 4 persona ku mes tyre një vajzë për vepra të ndryshme kriminale.

Të arrestuarit janë Elvis Prushi, 42 vjeç, banues në Tiranë i shpallur në kërkim për veprën penale të vjedhjes.

Ai është kallëzuar në polici për vjedhjen e një kasaforte të nje shtypshkronje në pronësi të F. I. I arrestuari tjetër është Fatjon Vata, 29 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale të “Përndjekjes”.

E arrestuara e tretë është një vajzë e identifikuar si Elvira Doda, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim për veprën penale të “Braktisjes së fëmijëve”.

I fundit është Florian Gjuta, 26 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Rrogozhinë, gjendet kufoma pranë lumit, policia jep identitetin e vajzës së vdekur

Identifikohet trupi i adoleshentes së gjetur pajetë në brighet e lumit Shkumbin ...