Në pranga dy shtetas nga Elbasani, njëri dhunoi gruan, tjetri kunatën

26
Kliko per me shume info

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy shtetas të akuzuar për dhunë në familje. Të blutë, bënë ndalimin e shtetasit Besnik Dashhana, 31 vjeç banues në Elbasan.

Ndalimi i tij u bë pasi më datë 21.12.2016, në banesë dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes shtetases G.D, 28 vjeçe.
Po kështu u ndalua dhe shtetasi Refit Tërnova, 39 vjeç, banues në Elbasan
Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, pasi më datë 10.01.2017, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij, shtetases S.T, 50 vjeçe
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here