Në mëshirë të fatit, i heqin KEMP-in, gruaja apel për ndihmë: Nuk kam bukë për fëmijët

25
Kliko per me shume info

Një grua, 45 vjeç dhe banuese në Tiranë në mëshirë të fatit ka kërkuar ndihmë nga emisionin investigative, “Fiks Fare”. Pasi i hoqën KEMP-in, Veri Huqi tregon se është në një gjendje të vështirë ekonomike dhe shëndetësore.

Fëmijët e saj, 1 dhe 5 vjeç, nuk frekuentojnë as çerdhe dhe as kopësht, sepse nuk kanë mundësi ekonomike. Vera është trajtuar me kemp deri para dy vitesh, pasi duart e saj janë të paralizuara.

Kliko per me shume info

Në 2014-n komisioni për caktimin e KEMP-it në qytetin e Durrësit ia hoqi këtë të drejtë. Sot, nëna e dy fëmijëve thotë se të miturit qajnë për bukë.

“Nuk më vjen djali 5-vjeçar brenda, sepse më thotë pse më bëre kur s’ke bukë të më japësh”, thotë Vera mes lotësh.

Myftari, burri i saj, 85-vjeçar është i paralizuar. Ai trajtohet me një pension pleqërie, por që sipas Verës lekët e tij nuk mjaftojnë as për ilaçe e drita. Në këtë familje kanë të gjithë probleme shëndetësore, pasi vajza 1-vjeçare vuan nga epilepsia dhe merr ilaçe çdo muaj.

“Unë nuk marr ilaçet e mia se s’kam para, e kam recetën aty. Marr vetëm ilaçet e vajzës. Kërkoj nga “Fiksi” të më ndihmojë se po më vdesin fëmijët për bukë”, bën thirrje zonja Huqi./topchannel/

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here