Ky dimër do jetë i gjatë. Cfarë parashikohet për javët në vijim

Soft

Meteorologia Lajda Porja, ka informuar se nga e mërkura do të kemi një përmirësim të kushteve meteorologjike. Sipas saj, temperaturat do të rriten me disa gradë.

Gjithashtu, ajo theksoi se ndonëse temperaturat do të pësojnë rritje këtë fundjavë, muaji janar do të mbyllet me mot të ftohtë.

Ajo shtoi se ditën e nesërme zonat jugore të vendit, Vlora, Tepelena, Gjirokastra, Saranda do të përballen me vranësira si dhe reshje të lehta dëbore. Porja tha se fundjava do të kulmojë me temperatura më të larta dhe për pasojë në shumë zona do të ketë reshje shiu.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Do kemi reshje bore në jug, siç ishte Saranda. Ka pasur rikthim të reshjeve dhe në verilindje. Parashikohet që sot reshjet e bores të jenë të pakta. Edhe diten e nesërme rrezikohet zona jugore, Saranda, Tepelena, vranesira, dhe reshje të lehta bore, por pa shumë intensitet. Fundjava do të sjell rritje të ndjeshme të temperaturave. Ndryshimi sot është i vogël. Dita e enjte do sjell rritje, duke kulmuar që të shtunën dhe të dielën të ketë përmirësim. Në fundjave në Lezhë, Shkodër, do ketë reshje shiu. Verilindja do ketë luhatje temperaturash, duke sjell dhe reshje bore”- tha ajo.

Ndër të tjera sinoptikania pohoi se rritja e ndjeshme e temperaturave në zonat malore do të shkaktojë përmbytje pasi do të shoqërohet me reshje shiu dhe shkrirje të dëborës.

“Janari do mbyllet me temperatura të ulta. Por nuk parashikohet përsëritje të këtyre vlerave. Nuk do kemi rritje vlerash. Por nëse ndodh në zonat malore, do të kemi përmbytje. Deri në datën 25-26 janar pritet të mbetemi në temperatura të ulta, por jo në vlera ekstreme. Pra që ditën e premte do ketë përmirësim të temperaturave. Në Tiranë do të ketë ndikimin që nesër me 2-3 gradë. Do kemi rikthim në reshjeve, në Verilindje dhe juglindje.”, përfundoi Porja.

ME TE LEXUARAT